Izraeli ka sulmuar Rafahun, gjatë natës, duke vrarë 15 persona, përfshirë një fëmijë, raporton CNN, duke iu referuar zyrtarëve të spitalit në jug të Gazës të martën.
Izraeli gjithashtu ka përsëritur angazhimin e tij për një ofensivë në Gazën Jugore, duke thënë se kushtet e armëpushimit që iu përgjigj Hamasi ishin larg nga përmbushja e kërkesave të tij.
Kabineti i luftës së izraelit kishte vendosur unanimisht për të vazhduar me operacionin Rafah në mënyrë që të ushtrojë presion ushtarak mbi Hamasin.
Por pavarësisht këtij sulmi, Izraeli ka vendosur të dërgojë edhe një grup negociator për bisedime të mëtejshme të cilat Katari tha se do t'i rifillojë të martën.
Të hënën, ushtria izraelite u bëri thirrje rreth 100.000 palestinezëve që jetojnë në pjesë të Rafahut lindor që të "evakuohen menjëherë", duke u thënë atyre të lëvizin në Al-Mawasi, një qytet bregdetar pranë qytetit të Khan Younis që grupet e ndihmës thonë se nuk është i përshtatshëm për banim.
Më shumë se 1 milion palestinezë kanë ikur në qytet gjatë shtatë muajve të luftës.
Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja mbetet kundër një pushtimi tokësor izraelit në Rafah, ndërsa shefi i OKB-së tha se një veprim i tillë do të ishte "i patolerueshëm". (A2 Televizion)