Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushim, por Netanyahu nuk tërhiqet: Po sulmojmë në Rafah

Nga A2 CNN
6 Maj 2024, 22:07 | Bota

Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushim, por Netanyahu nuk

Pas lajmit se Hamasi ka pranuar marrëveshjen për armëpushim, Netanyahu ka reaguar duke thënë se operacioni ushtarak në Rafah do të vazhdojë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë ushtria do të vazhdojë sulmet në përpjekje që Hamasi të lirojë pengjet. Sipas Netanyahu-t, propozimi i paraqitur nga Hamasi nuk i plotëson kërkesat e Izraelit. Ndërkohë, edhe ushtria e Izraelit ka njoftuar se aktualisht është duke kryer sulme në Rafah.

Me herët këtë të hënë, mediat perëndimore raportuan se grupi militant i Hamasit ka pranuar marrëveshjen për armëpushim me Gazën. Drejtuesit e grupit kanë njoftuar negociatorët, teksa detajet ende nuk janë publike. Propozimi i armëpushimit besohet të përfshijë një pauzë 40-ditore si dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos