
Izraeli e ka paralajmëruar kryeministrin britanik Keir Starmer se Irani ka zhvilluar raketa të afta për të goditur Londrën.
Lajmin e jep "The Telegraph".
Irani u përpoq të sulmonte bazën e përbashkët ushtarake britaniko-amerikane Diego Garcia në Ishujt Chagos me dy raketa. Njëra u kap nga një anije luftarake amerikane dhe e dyta dështoi gjatë fluturimit, konfirmuan burime qeveritare të Mbretërisë së Bashkuar.
Sulmi, i nisur nga rreth 2,400 milje larg, shënoi përdorimin e parë të konfirmuar të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi nga Teherani.
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) dhe ekspertët ushtarakë perëndimorë thanë se kjo tregonte se regjimi tani kishte armë të afta për të goditur kryeqytetet evropiane, shkruan A2.
Të shtunën në mbrëmje, IDF tha se sulmi tregoi për herë të parë se Irani kishte armë që mund të arrinin një distancë prej 4,000 km, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm “për dhjetëra vende në Evropë, Azi dhe Afrikë”. (A2 Televizion)