Rafah është qyteti nga ku ushtria izraelit synon shkatërrimin e Hamasit. Tanket izrelite kanë avancuar në pjesën lindore të Rafahut duke arritur disa lagje të banuara të qytetit jugor të Gazës. Hamas ka publikuar video ku shfaqen militantët të luftojnë forcat izraelite në zonën Jabalia në veri të Gazës.
Reuters ka konfirmuar vendndodhjen pasi pamja e ndërtesave përputhet me imazhet satelitore të veriut të Gazës. Luftimet intensive janë ripërtërirë në pjesën veriore të enklavës palestineze ku ushtria izraelite kishte pretenduar se kishte shkatërruar Hamasin muaj më parë. Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit në Jabalia.
Sakaq, qindra palestinezë janë kanë filluar të zhvendosen nga Rafah dhe lagjet e vjetra të Gazës. Izraeli është zotuar të vazhdojë ofensivën në Rafah edhe pa mbështetjen e aleatëve të tij, duke thënë se operacioni është i nevojshëm për të çrrënjosur luftëtarët e mbetur të Hamasit.
Lufta e ka shtyrë pjesën më të madhe të popullsisë së Gazës në prag të urisë, thotë OKB, dhe ka shkatërruar objektet e saj mjekësore, ku spitalet, nëse punojnë fare, nuk kanë karburant për gjeneratorët e energjisë dhe furnizimet e tjera thelbësore.
Numri i të vdekurve palestinezë ka tejkaluar shifrën e 35 mijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës, shifrat e të cilëve nuk bëjnë dallime midis civilëve dhe luftëtarëve.
Ai tha se 82 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit, numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme në shumë javë. Ndërsa OKB thekson se 450 mijë persona janë larguar nga Rafah vetëm gjatë javës së kaluar si pasojë e presionit të Izraelit. (A2 Televizion)