"Jam gati të takohem me Rubion", Lavrov akuza BE: Përdorimi i aseteve ruse nga Kievi është mashtrim dhe grabitje

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 12:11 | Bota

"Jam gati të takohem me Rubion", Lavrov akuza BE: Përdorimi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se është gati të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, pavarësisht raportimeve se ai ishte përgjegjës për anulimin e samitit Trump-Putin duke rritur presionin në një telefonatë me Rubion.

Në një intervistë me RIA Novosti, Lavrov minimizoi ndërprerjen e kontakteve. "Unë dhe Rubio e kuptojmë nevojën për komunikim të rregullt. Është e rëndësishme të diskutojmë çështjen ukrainase dhe të avancojmë agjendën dypalëshe. Kjo është arsyeja pse ne komunikojmë me telefon dhe jemi të gatshëm të takohemi personalisht kur është e nevojshme", tha ai.

Kremlini të premten hodhi poshtë raportet e mediave perëndimore se Lavrov kishte humbur pëlqimin e Putinit kur planet e samitit dështuan, pasi ministria e Lavrovit dërgoi një mesazh që tregonte se Moska nuk ishte e përgatitur të tërhiqej nga kërkesat e saj lidhur me Ukrainën.

Lavrov ka akuzuar edhe Bashkimin Europian për vjedhje dhe përdorim të aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Kievin.

"Cinizmi i Komisionit Evropian në interpretimin e Kartës së OKB-së dhe normave të tjera ligjore ndërkombëtare, duke përfshirë dispozitat mbi imunitetin sovran dhe paprekshmërinë e aseteve të bankës qendrore, ka pushuar së habituri prej kohësh. Veprime të tilla përbëjnë mashtrim dhe grabitje të plotë. Pavarësisht se si është orkestruar plani për të zhvatur para nga rusët, nuk ka asnjë mënyrë ligjore për ta bërë këtë, dhe Rusia do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme", tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos