"Jam përgjegjës për ato që kam bërë", gjyqi ndaj Hunter Biden, Jill i del në mbrojtje: Do ta mbështes përherë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 15:26 | Bota

"Jam përgjegjës për ato që kam bërë",

Ndërsa Juria në Gjykatën në Shtetet e Bashkuara vijon procesin kundër Hunter Biden, e tërë familja Biden ishte në gjykatë. E ëma e tij, gruaja dhe të tjerë ishin duke qëndruar në dhomën kryesore të gjykatës. E gjitha kjo pas një jave të dhimbshme dhe torturuese për pabesinë, divorcin dhe varësinë ndaj drogave.

“Kam bërë gabime në jetën time dhe kam humbur shumë mundësi dhe privilegje që më janë ofruar. Për këtë jam shumë përgjegjës”.

Gratë në jetën e Hunter kanë luajtur një rol kryesor në gjykatë: Ish-gruaja Kathleen Buhele dëshmoi se ajo bën shpesh herë kontrolle në makinën e Hunter përpara se të hyjë vajza e vogël.

“Kam gjetur drogë, në shumë raste”, tha ajo në gjykatë.

Ish e dashura e Hunter, Zoe Kestanm të cilën ai e njohu kur ajo ishte kërcimtare në një klub, tha se ai tymoste hashash në takimin e tyre të parë.

Vajza e Hunter, Naomi, u ngjit në podiumin e gjykatës në mbrojtje të babait, por i tha se: “Më vjen keq babi, nuk mund ta duroj këtë”.

Dhe zonja e parë, Jill Biden ka folur në gjykatë duke qëndruar besnike ndaj familjes. “E dua Hunter, dhe do ta mbështes përherë, aq sa të mundem. Kështu e shikoj unë”.

“Dhimbja u kthye në shpresë për dashurinë se ndoshta çifti mund të zëvendësojë atë që humbën, por nuk funksionoi, nuk doli siç duhej”.

Në gjykatë, Hallie, e veja e vëllait të Hunter, tha se ai e futi në rrugën e konsumimit të lëndëve narkotike. “Ishte një eksperiencë e tmerrshme, tha ajo. Jam e turpëruar”.

“Zbulova një aftësi të jashtëzakonshme: aftësinë për të gjetur drogë në çdo qytet në çdo kohë, pavarësisht se nuk e njihja terrenin. Ishte shumë e thjeshtë”.

Në rast se Hunter Biden shpallet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim prej 25 vitesh burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos