
Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se është "skeptik" se një marrëveshje për Ukrainën mund të arrihet deri në afatin e fundit të vendosur nga Trump të enjten, duke shtuar se "jemi shumë larg kësaj".
Merz shtoi se kishte bërë propozimin e tij, i cili aktualisht po diskutohet në Gjenevë, se si të ndërmerret të paktën një hap i parë deri të enjten nëse 28 pikat janë shumë për t'u mbuluar në pesë ditë, shkruan A2.
"Sot është e diel. Plani i Presidentit Trump është të arrijë një marrëveshje të enjten. Jemi ende shumë larg kësaj. Kjo nuk do të thotë se është krejtësisht e pamundur të arrihet... Por, jam skeptik nëse një rezultat i tillë është i mundur duke pasur parasysh dallimet aktuale. Fokusi tani duhet të jetë në hartimin e një dokumenti të pranueshëm për Ukrainën, i cili më pas mund të përdoret për të negociuar një marrëveshje paqeje me Rusinë”, tha Merz. (A2 Televizion)
