"Nuk përfaqësohemi", Sanchez: Duam tjetër plan paqeje nga ai i Trump

Nga Erjon Dervishi
23 Nëntor 2025, 17:01 | Bota

"Nuk përfaqësohemi", Sanchez: Duam tjetër plan paqeje

Spanja ka dalë hapur kundër planit të Donald Trump për paqen në Ukrainë.

Është kryeministri Pedro Sanchez, i cili me anë të një fjalimi ka kërkuar një rishikim total të tij, pasi Europa ka nevojë për një tjetër arkitekturë sigurie.

"Duke respektuar dhe pranuar përpjekjet e bëra nga administrata amerikane, besoj se ky plan, ky propozim paqeje, duhet të rishikohet plotësisht, mbi të gjitha në mënyrë që evropianët dhe ukrainasit të ndihen të përfaqësuar dhe të mund të ndërtojnë paqen e drejtë dhe të qëndrueshme që ukrainasit logjikisht e meritojnë dhe kanë nevojë”, tha Sanchez, shkruan A2.

“Dhe, sigurisht, edhe Evropa ka nevojë. Unë besoj se bisedimet që po zhvillohen aktualisht në Gjenevë janë gjithashtu shumë të rëndësishme, pasi ato përfshijnë jo vetëm disa vende nga koalicioni i vullnetarëve, anëtare e të cilit është Spanja, por edhe institucionet e BE-së. Kjo sepse unë besoj se ne qartësisht nuk po diskutojmë vetëm për të tashmen dhe të ardhmen e Ukrainës, por edhe për diçka shumë më domethënëse, përkatësisht arkitekturën evropiane të sigurisë”, shtoi kryeministri spanjoll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos