Japonia merr vendimin e ri, ndalon eksportin e 164 artikujve të tjerë nga Rusia

Nga A2 CNN
5 Prill 2024, 08:23 | Bota

Japonia merr vendimin e ri, ndalon eksportin e 164 artikujve të tjerë

Tokio ka njoftuar së fundmi se po zgjeron listën e artikujve të ndaluar që të eksportohen nga Rusia në vendin e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Tregtisë së Japonisë. Lista mësohet do të përfshijë 164 artikuj shtesë, kryesisht për përdorim industrial, si bateritë litium-jon, shkarkimet e makinave ose vaji i motorit të makinave.

Këto shtesa zgjerojnë më tej listën e produkteve, eksporti i të cilave në Rusi është i ndaluar nën sanksionet ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë.

Gjithashtu përfshihen artikuj të tillë si termostate, makineri për përpunimin e drurit, produkte nitroceluloze dhe ndalimi do të hyjë në fuqi të mërkurën, më 17 prill.

Ministria japoneze e Tregtisë shtoi se ndalimi i eksporteve të Rusisë do të hyjë në fuqi më 10 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos