"Jemi të përgatitur", Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 17:03 | Bota

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen e Brigadës Gjermane në Lituani, Merz theksoi në Vilnius se nuk kishte pasur kurrë një vendosje kaq të madhe dhe të përhershme të Bundeswehr-it në Evropën Lindore.

“Dua t’u them këtë njerëzve: Të dashur lituanezë, mund të mbështeteni tek ne, mund të mbështeteni te Gjermania”, theksoi Kancelari, i cili shoqërohej nga Ministri Federal i Mbrojtjes Boris Pistorius. Merz foli me bindje se një NATO do të mbrojë çdo milimetër të territorit të sajë. 

“Çdokush që sfidon NATO-n, duhet ta dijë se ne jemi të përgatitur. Çdokush që kërcënon ndonjë aleat duhet ta dijë se e tërë aleanca do të bashkohet për mbrotjen e çdo milimetri të territorit të NATO-s. Duhet të jemi gati të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur veten tonë në mënyrë që të mos kemi nevojë ta bëjmë më”, shtoi ai.

Situata e sigurisë në vendet baltike mbetet shumë e tensionuar, theksoi Merz.

Ndërsa afrohet Samiti i NATO-s në Hagë, Merz vuri në dukje se aleatët janë të përgatitur dhe të vendosur përballë një lufte me Rusinë. Merz foli edhe për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Europa.

“Nuk kemi për momentin indikacione se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen ushtarakisht nga Europa. Ne vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht me Amerikën në nivelin politik dhe ushtarak, përfshirë dhe stacionimin e trupave amerikane në Europë. Në këtë mënyrë ne prezumojmë se asgjë nuk do të ndryshojë atje. E ndërsa afrohemi me Samitin e NATO-s në Hagë, mesazhi ynë duhet të jetë i qartë. Ne jemi të bashkuar, të përgatitur dhe të vendosur. Ne proklamojmë për një mbrojtje ambicioze dhe për arritjen e shpenzime në 5 për qind të GDP", deklaroi kancelari.

Nga ana e tij, Presidenti i Lituanisë premtoi rritjen e në 5 për qind të GDP për shpenzime e mbrojtjes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos