Kancelari gjerman Friedrich Merz është shprehur se SHBA do të vijojë të mbetet e varur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në kohët që do të vijnë.
Sipas mediave të huaja, komentet Merz i bëri pas takimit që zhvilloi me Presidentin Donald Trump në SHBA.
Ai tha gjithashtu se edhe SHBA ka nevojë për partnerë në botë, një prej të cilëve sipas tij, është edhe Gjermania.
Merz shtoi se dje në SHBA mori një qëndrim krejt të ndryshëm për çështjen e Ukrainës, nga ai që kishte pasur më parë Presidenti Donald Trump.
“Na pëlqen apo jo, ne do të vazhdojmë të mbetemi të varur nga Shtetet e Bashkuara edhe për kohët që do të vijnë. Megjithatë, i komunikova Donald Trump se edhe ju keni nevojë për partner në botë, europianët janë të tillë dhe Gjermanët në veçanti, janë partnerët më të qëndrueshëm në botë po të flasim për sfidat e përbashkëta.
Kjo është diferenca midis sistemeve demokratike dhe autoritariste. Sistemet autoritariste kanë vartës, demokracitë kanë partnere dhe ne duam të jemi partnerë të Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Përfundimi im nga ky takim është i ndryshëm ndoshta nga imazhi publik.
Kjo qeveri amerikane është e hapur për diskutim, dëgjon dhe është e përgatitur të pranojë mendime të tjera. Dje në Zyrën Ovale, mora një qëndrim krejtësisht të ndryshëm për çështjen e Ukrainës nga ai që kishte mbajtur Trump, dhe jo vetëm që nuk pati kundërshtime, por e diskutuam përsëri në detaje gjatë drekës", është shprehur Merz, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)