Jordania shpreh “solidaritet të plotë” me Emiratet e Bashkuara Arabe pas sulmeve iraniane

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 20:12 | Bota

Jordania shpreh “solidaritet të plotë” me Emiratet e

Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë njoftoi se ministri i saj i jashtëm, Ayman Safadi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ku është diskutuar situata e fundit e sigurisë në rajon.

Gjatë bisedës, Safadi ka dënuar ashpër “sulmet iraniane ndaj Emirateve” dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Jordanisë për Emiratet në këtë situatë të tensionuar.

Ai rikonfirmoi “solidaritetin absolut” të Jordanisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në përballimin e këtyre sulmeve, duke theksuar se Ammani qëndron pranë Abu Dhabit në çdo hap për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e vendit, përcjell A2CNN.

Sipas ministrisë, Safadi i ka cilësuar këto sulme si një “përshkallëzim serioz dhe të rrezikshëm”, i cili përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të Emirateve, si dhe për jetën e qytetarëve dhe banorëve të saj.

Ai gjithashtu theksoi se këto veprime përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se përshkallëzime të tilla mund të rrisin më tej tensionet në rajonin e Gjirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos