Ashtu siç edhe pritej, kancelari gjerman Olaf Scholz humbi votëbesimin në Bundestagun gjerman. 394 deputetë nuk i shprehën besimin e tyre Scholzit të hënën. 116 deputetë abstenuan, ndërsa 207 votuan për kancelarin. Scholz i ka propozuar shpërndarjen e parlamentit Presidentit Federal, Frank-Walter Steinmeier. Steinmeier ka 21 ditë për të vendosur nëse është dakord dhe në këtë mënyrë të kërkojë zgjedhjet e reja parlamentare brenda 60 ditëve. Duke qenë se ka një marrëveshje të madhe në Bundestag që zgjedhjet federale të planifikuara fillimisht për 28 shtator 2025 duhet të çohen përpara, miratimi i Steinmeier konsiderohet i sigurt.
Ai tashmë ka sinjalizuar se është dakord me datën e synuar 23 shkurt. Kjo ishte hera e gjashtë në historinë e Republikës Federale që Bundestagu votoi për votëbesimin. Scholz do të qëndrojë në detyrë si ushtrues i detyrës së kancelarit derisa të betohet një qeveri e re, shkruan A2.
Në fjalimin e tij në Bundestag të hënën, Scholz kritikoi se kishte pasur "javë sabotimi të qeverisë së tij nga Demokratët e Lirë". "Për t'u bashkuar me një qeveri kërkon pjekurinë e nevojshme morale". Christian Lindner aleat i Scholz në qeveri, kritikoi politikën ekonomike të Scholz.
Ulja e propozuar e TVSH-së për ushqimet është e panevojshme. Një hap i tillë do të kushtonte miliarda euro, por nuk do të siguronte apo krijonte asnjë vend pune dhe kreu i FDP. Në përgjigjen e tij, kandidati kryesor opozitar për postin e Kancelarit, Friedrich Merz e quajti sulmin e Scholz ndaj Lindner një "paturpësi të plotë". Lideri i opozitës akuzoi Scholz-in për futjen e vendit në një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë e pasluftës dhe për dështimin në nivel të BE-së. "Ju po e turpëroni Gjermaninë," tha ai. Është “turp për të tjerët” se si lëviz Kancelari në Bashkimin Europian.
Në ditët në vijim, Steinmeier do të zhvillojë bisedime me të gjitha grupet parlamentare në Bundestag, në të cilat përfaqësohen gjithsej tetë parti. Konservatorët kanë një epërsi të rehatshme, ndonëse të ngushtë prej më shumë se 10 pikësh ndaj SPD-së në shumicën e sondazheve. Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë është pak përpara partisë së Scholz-it, ndërsa të Gjelbrit janë në vendin e katërt. (A2 Televizion)