Kamala ''djall'' me IQ të ulët! Shpërthen Trump: Do të dëbojmë emigrantët, kriminelë dhe gjakpirës 

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 10:21 | Bota

Tubimin e mbajtur në Madison Square të Nju Jorkut, kandidati republikan për presidencën, Donald Trump, e shfrytëzoi për të përcjellë ato që i cilësoi si argumente përmbyllëse të fushatës së tij.

Por ato që pjesëmarrësit dhe e gjithë Amerika dëgjuan, ishin një seri mesazhesh fyese, raciste dhe vulgare, mbase me te fortat e artikuluara deri më tani, shkruan A2.

Vetëm një javë parazgjedhjeve, Trump dhe të tjerët që folën në mbështetje të tij, e cilësuan Porto Rikon si një ishull me plehra, e krahasuan zv.presidenten Kamala Harris me djallin, dhe thanë se ajo që synonte të bëhej e para president grua dhe me ngjyrë, e kishte nisur karrierën e saj si prostitutë.

Trump foli për planet e tij për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe për të deportuar ata që i përshkroi si kriminelë të neveritshëm dhe gjakpirës.

‘Nën drejtimin e Kamalës, Amerika është kthyer në një strehë kriminelësh dhe alienësh të paligjshëm që kanë pushtuar vendin tonë. Ajo është e paaftë të udhëheqë, të gjithë e dinë. Askush nuk e merr seriozisht, pasi e dinë që e ka IQ shumë të ulët”, tha Trump.

Komediani Tony Hinchcliffe përdori gjuhë të rëndomtë kur tha se Latinët, ‘vdisnin të bënin fëmijë’ dhe e quajti Porto Rikon si një ishull lundrues të mbushur me plehra, duke ju referuar popullsisë atje.

Deklarata nxiti reagime të ashpra, përfshirë nga këngëtari portorikan Riki Martin, i cili postoi një klip me komente në Instagram, duke thënë “ja se cfarë mendojnë për ne”. Një përfaqësuese e fushatës së Trump tha se shakaja e komedianit nuk reflektonte pikëpamjet e Trump.  

Gjatë tubimit në Nju Jork, në mbështetje të Trump folën gjithashtu ish kryebashkiaku i nju jorkut, Rudy Giuliani dhe djemtë e Trump, Eric dhe Donald Jr. Giuliani bëri deklaratën e pabazë se Harris mbështeste terroristët në konfliktin, Izrael-Palestinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos