Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se Amerika goditi Iranin në përputhje me deklaratën e Donald Trump, që është shprehur se “thelbi i politikës së jashtme amerikane do të jetë paqe nëpërmjet luftës”.
“Jemi brenda logjikës mbi të cilën u përcaktua presidenca e re amerikane, e cila mori detyrën më 20 janar të vitit të kaluar. Edhe gjatë vitit të parë u bë e qartë që presidenca amerikane, pra politika amerikane do ishte krejt e ndryshme nga politika e mëparshme. Po të kemi ndjekur dhe retorikën që është përdorur për të justifikuar sulmin në Iran ka qenë doktrina e luftës parandaluese. Me këtë luftë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë edhe në Irak dhe po me këtë logjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan edhe Iranin. Pra, nga kjo pikëpamje besoj që nuk po shkohet drejt luftrave të mëdha, por luftrave që do pushojnë luftrat përgjithmonë. Dhe siç thotë ajo shprehja: “nëqoftëse kërkon paqe, përgatitu për luftë” dhe vetë Presidenti Trump, në një deklaratë të para disa ditëve më parë tha që “thelbi i politikës së jashtme amerikane do të jetë paqe nëpërmjet luftës”, deklaroi Kamberi.
“Ky konflikt që ka filluar në Lindjen e Mesme nuk është një konflikt i thjeshtë. sapo vjen dhe po ndërlikohet për pasojat që po sjell, jo vetëm thjesht për faktin që aty janë përfshirë dy shtete me një potencial shumë të madh ushtarak siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Izraeli, por dhe fakti që nga ana tjetër është Irani, një vend i madh nga pikëpamja e madhësisë gjeografike, por edhe popullsisë, por edhe një vend i cili për gati 50 vjet është përgatitur për këtë ditë, por duke jetuar nën embargo dhe me një përplasje të vazhdueshme me komunitetin ndërkombëtar i është kthyer në një natyrë të dytë kjo lloj bashkëjetese, qoftë me kundërshtitë që ka veçanërisht me Izraelin, por edhe me një pjesë të vendeve të Gjirit Persik. Mos harrojmë që konflikti midis shumicës sunite dhe shiia ka prodhuar dhe një luftë siç ka qenë lufta Iran-Irak nga 80 deri në 88, por edhe konflikte të tjera. Kështu që besoj ë në rast se ajo që u përmendët pak më parë ë një tërësi zhvillimesh a do të na çojë drejt një rendi të ri apo frika që kanë drejt një lufte të re, kjo është paksa e vështirë për ta përcaktuar në këtë moment”, shtoi Kamberi. (A2 Televizion)