Kancelari i zgjedhur i Gjermanisë, Friedrich Merz, pret që vendi i tij të lëshojë 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, kjo lëvizje e tij vjen pasi Dhoma e Sipërme e Parlamentit gjerman të ketë miratuar një plan për të lejuar shpenzime publike në mënyrë drastike më të larta.
"Nuk do të ketë mungesë të burimeve financiare për të mbrojtur lirinë dhe paqen në kontinentin tonë," tha Friedrich Merz, shkruan A2 CNN.
Ai po ashtu gjatë ditës së sotme njoftoi një marrëveshje me Social Demokratët dhe të Gjelbërit për reformën kushtetuese, për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë nga rregullat e borxhit. (A2 Televizion)