Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar tre ton drogë, një sasi që ata thonë se i përkiste mafias shqiptare, e cila ka lidhur marrëdhënie me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane, si dhe me bandat në vend.
Sekuestrimi i kësaj sasie të kokainës u njoftua zyrtarisht dje në Quito. Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një "goditje të madhe për mafian shqiptare".
Droga u sekuestrua pas një kontrolli në një fermë në qytetin jugperëndimor të Guayaquil, një port i madh dhe një qendër me rëndësi jetike për trafikimin e drogës në tregjet e SHBA-së dhe Evropës.
#ATENCIÓN ||
— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) July 3, 2025
CINCO APREHENDIDOS, INTEGRANTES DE LA ESTRUCTURA CRIMINAL MAFIA ALBANESA, TRAS UN OPERATIVO CONTRA EL NARCOTRÁFICO EN #GUAYAS
Mediante técnicas investigativas y operativas, nuestras unidades localizaron y allanaron un inmueble (hacienda) en la parroquia Chongón,… pic.twitter.com/G0WFVor9yH
“Oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan drogë në kutitë me banane”, tha për mediat shefi i policisë së Guayaquil, Victor Ordonies.
Gjatë operacionit, u arrestuan “pesë individë të dyshuar për lidhje me mafian shqiptare”, shtoi Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet ‘X’.
Autoritetet në vendin e Amerikës Latine, përmes të cilit kalon 73% e kokainës së prodhuar në mbarë botën, regjistruan konfiskime rekord në vitin 2024, rreth 294 ton, krahasuar me 221 në vitin 2023.
Në vitet e fundit, Ekuadori ka pushuar së qeni një oaz paqeje dhe qetësie midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendeve me prodhimin më të madh të kokainës në botë.
Dhuna, e cila lidhet mbi të gjitha me trafikun e drogës, ka bërë që shkalla e vrasjeve të rritet ndjeshëm, nga 6 për 100,000 banorë në vitin 2018 në 38/100,000 në vitin 2024, pasi regjistroi një rekord tragjik. (A2 Televizion)