“Kapni Komandantin dhe të tjerët vritini”- Përgjimet dhe pamjet zbulojnë urdhrat rusë për eliminimin e trupave ukrainase që po dorëzoheshin

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 15:12 | Bota

“Kapni Komandantin dhe të tjerët vritini”- Përgjimet

Disa biseda të përgjuara nga një radio dhe pamje të filmuara nga një dron, kanë kapur urdhërat rusë për të vrarë trupat ukrainase që po dorëzoheshin.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se urdhri i përgjuar ishte i qartë: ‘Kapni komandantin dhe vritni të tjerët’.

Këto përgjime ishin pjesë e një serie transmetimesh radiofonike midis forcave ruse, të cilat zyrtarët ukrainas thonë se ofrojnë prova të mëtejshme se eprorët rusë po urdhërojnë ushtarët të ekzekutojnë trupat ukrainase që dorëzohen, në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Komunikimet radio të përgjuara nga Ukraina, të cilat u morën nga CNN nga një zyrtar i inteligjencës ukrainase, duket se korrespondojnë në kohë me pamjet e filmuara me dron të një ekzekutimi të dyshuar nga ushtarët rusë në rajonin lindor të Zaporizhzhias në Ukrainë nëntorin e kaluar. Pamjet tregojnë gjashtë ushtarë të shtrirë me fytyrë përtokë, ku të paktën dy prej tyre qëllohen nga afër dhe një tjetër që largohet me forcë.

Këto vdekje janë nën hetim nga prokurorët ukrainas, të cilët ndanë një pamje të videos së xhiruar me dron në mediat sociale pas incidentit. Një zyrtar ukrainas i njohur me hetimin tha se të njëjtat përgjime radiofonike që CNN kishte siguruar po shqyrtoheshin si pjesë e hetimit për vrasjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos