Ukraina do ti kërkojë BE-së javën e ardhshme marrjen e masave të reja për të izoluar Moskën, përfshirë konfiskimin e aseteve ruse dhe sanksionimin e disa blerësve të naftës ruse.
Lëvizja vjen teksa presidenti amerikan Donald Trump po heziton të shtojë sanksionet ndaj Moskës, si mënyrë për të detyruar Putinin të pranojë paqen.
Sipas Reuters, Kievi pritet ti paraqesë 27 anëtarëve të bllokut një letër prej 40 faqesh, për ti kërkuar të mbajë një qëndrim më agresiv ndaj Ukrainës.
Ndër të tjera rekomandon aprovimin e një legjislacionit që do të përshpejtonte konfiskimin e aseteve nga individë të sanksionuar për t’ia dërguar më pas Ukrainës. BE duhet të konsiderojë një varg masash për të mundësuar që sanksionet të zbatohen në mënyrë më të fortë përtej territorit të vet, përfshirë duke shënjestruar kompani që përdorin teknologjitë e veta për të ndihmuar Rusinë.
Do të duhej gjithashtu të prezantonte sanksione dytësore ndaj blerësve të naftës ruse. Ato do të preknin vende të tilla si India dhe Kina, dhe do të ishin një hap shumë I rëndësishëm të cilin Europa kishte hezituar ta ndërmerrte deri më tani.
Pas telefonatës së zhvilluar me Putin të hënën, Trump vendosi të mos shtojë sanksionet ndaj Rusisë, duke prerë shpresat e Kievit dhe aleatëve të tij europianë që kishin lobuar prej javësh për një hap të tillë. Në një bisedë të zhvilluar me Zelenskin dhe liderët e vendeve europiane, se për momentin dëshironte ti linte hapësirë diplomacisë.
Ukraina është e shqetësuar se tërheqja e Uashingtonit nga konsensusi për sanksione mund të lëkundë edhe aleatët në Europë. (A2 Televizion)