Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit ukrainas Viktor Janukovyç vritet në lagjen e pasur të Madridit

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 14:18 | Bota

Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit

Andriy Portnov, një ish-politikan ukrainas dhe ish-këshilltar i ngushtë i presidentit pro-rus Viktor Janukovyç, është vrarë të mërkurën në Madrid, në një atentat të tipit mafioz. Ngjarja ndodhi në hyrje të Shkollës Amerikane të Madridit, në lagjen e pasur Pozuelo de Alarcón, ndërsa Portnov po linte vajzat e tij në shkollë.

Sipas dëshmitarëve, Portnov u qëllua pesë herë nga dy ose tre atentatorë të armatosur, të cilët lëviznin me motor. Ai u qëllua në kokë dhe trup, teksa po përpiqej të hipte sërish në makinën e tij Mercedes në orën 09:15 të mëngjesit.

Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit

Policia spanjolle ka nisur një hetim të gjerë, duke u fokusuar fillimisht te pista e një hakmarrjeje, e ndoshta e lidhur me politikën apo borxhe të papaguara, shkruan A2 CNN.

Portnov, 51 vjeç, ishte një figurë mjaft e diskutueshme në Ukrainë. Ai ishte pjesë e afërt e qeverisë së Janukovyçit midis viteve 2010-2014 dhe luajti rol kyç në hartimin e ligjeve represive gjatë protestave të Euromaidanit. Pas përmbysjes së regjimit në vitin 2014, ai u largua nga Ukraina, duke jetuar fillimisht në Rusi, më pas në Vjenë dhe më pas u kthye në Ukrainë.

Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit

Ai ishte subjekt i disa padive penale, përfshirë akuza për tradhti dhe ndihmë në aneksimin e Krimesë nga Rusia. Edhe pse BE i vendosi sanksione në vitin 2014, këto u hoqën një vit më vonë. Megjithatë, në vitin 2021, SHBA e sanksionoi për korrupsion të thellë dhe ndikim mbi sistemin gjyqësor të Ukrainës.

Vrasja e tij ndodhi në një klimë të tensionuar për komunitetin rus dhe ukrainas në Spanjë, ku në vitet e fundit janë regjistruar disa ngjarje të rënda të lidhura me luftën dhe konfliktet politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos