
Ministri italian i Kulturës ka deklaruar se katër piktura të Rilindjes me “vlerë të jashtëzakonshme” janë vjedhur nga një muze në Siçili të Italisë.
Policia po heton tani se si hajdutët mundën të hynin në muze pa aktivizuar alarmet dhe se kush mund të ketë qenë përgjegjës.
Incidenti është i fundit në një seri grabitjesh në muzeume në të gjithë Evropën, të cilat kanë bërë që një numër gjithnjë e më i madh veprash të paçmueshme të zhduken nga ekspozimi publik.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, hetuesit po punojnë mbi dyshimin fillestar se pikturat janë vjedhur me porosi nga trafikantë të artit në tregun e zi.
Drejtoresha e muzeut, Marisa Mercurio, tha se mendohet se vjedhja ka ndodhur rreth orës 21:50 me kohën lokale të së shtunës.
“Jemi të tronditur nga ajo që ka ndodhur,” tha ajo për Ansa, duke e përshkruar ngjarjen si “një humbje të madhe për muzeun, qytetin, komunitetin dhe botën e artit”. (A2 Televizion)