Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Shëngjin–Lezhë, ku u përfshinë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë.
Të gjithë janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për ndihmë më të specializuar të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
(A2 Televizion)