
Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka zhvilluar bisedime të pazakonta në Egjipt me liderin e Hamasit, në kuadër të përpjekjeve për të avancuar Planin e Paqes në Gaza, i cili është kundërshtuar nga Izraeli, bëjnë të ditur burime për CNN.
Kushner, një prej figurave qendrore të administratës amerikane në diplomacinë për Lindjen e Mesme, pritet të takohet të hënën edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Tensionet vijojnë në rajon ndërsa sulmet mes SHBA-së dhe Iranit janë pezulluar për momentin, konfliktet me grupet militante të mbështetura nga Irani vazhdojnë.
Ushtria e Jemenit ka intensifikuar fushatën kundër rebelëve Huthi, të cilët kanë sulmuar qendra të transportit detar dhe aleatë të SHBA-ve.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka kryer sulme vdekjeprurëse në Liban, pasi deklaroi se një sulm i Hezbollahut plagosi tre ushtarë izraelitë. (A2 Televizion)