Katër të djegur në Porto Palermo, nisen me urgjencë drejt spitalit

Nga A2 CNN
17 Gusht 2026, 21:11 | Bota

Katër të djegur në Porto Palermo, nisen me urgjencë drejt

Katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:20, ndërsa të dëmtuarit janë paraqitur fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Himarës për të marrë ndihmë mjekësore.

Të dëmtuarit janë Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu.

Për shkak të gjendjes së tyre, katër të dëmtuarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmë mjekësore më të specializuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos