Keir Starmer largohet nga Parlamenti: Ish-kryeministri britanik jep dorëheqjen si deputet

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 16:13 | Bota

Keir Starmer largohet nga Parlamenti: Ish-kryeministri britanik jep

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen si deputet, duke deklaruar se dëshiron të përqendrohet në çështjet ndërkombëtare dhe në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Starmer ka vendosur të largohet nga Dhoma e Komunave pas 11 vitesh si përfaqësues i zonës zgjedhore Holborn dhe St Pancras në Londër, një bastion tradicional i Partisë Laburiste.

Në një deklaratë për Camden New Journal, ai tha se kishte qenë “një nder dhe privilegj i madh” të përfaqësonte banorët e zonës dhe se tashmë kishte ardhur koha “t’ia kalonte stafetën një pasardhësi”.

“Është koha e duhur që të largohem nga Parlamenti”, deklaroi Starmer, duke theksuar se në të ardhmen do të fokusohet te çështjet ndërkombëtare, përfshirë mbrojtjen, sigurinë, tregtinë dhe teknologjinë.

Ai tha gjithashtu se do të vazhdojë angazhimin e tij kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, një çështje që e ka ndjekur prej vitesh, edhe përpara se të bëhej deputet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos