Katastrofa në Nepal, raporti zbulon se shenjat paralajmëruese ishin të dukshme përpara përmbytjeve

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 16:42 | Bota

Katastrofa në Nepal, raporti zbulon se shenjat paralajmëruese ishin

Një raport i publikuar pas katastrofës së përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Nepal dhe Kinë, ku kanë humbur jetën mbi 1,050 persona, ngre shqetësime se shenjat paralajmëruese për rrezikun ishin të dukshme muaj përpara tragjedisë.

Sipas ekspertëve, mungesa e shkëmbimit të plotë të të dhënave dhe e sistemeve të përbashkëta të monitorimit përgjatë kufirit në Himalajë kufizoi aftësinë për të identifikuar në kohë rrezikun. Në maj, zyrtarë të Nepalit dhe Kinës diskutuan në Katmandu për të diskutuar ndarjen e të dhënave dhe monitorimin e rreziqeve natyrore përgjatë kufirit të tyre në Himalaje, por pa arritur asnjë marrëveshje specifike.

Fatkeqësia e fundit do të kishte qenë e vështirë të përcaktohej paraprakisht, duke pasur parasysh se ndodhi në një "pikë të verbër" që nuk është monitoruar shumë nga asnjëra palë. Por shkalla e katastrofës nxjerr në pah sa kritike është të krijohen sisteme më komplekse ndërkufitare të monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm, thonë ekspertët.

Gjatë përpjekjeve të shpëtimit në ditët e fundit, Kina ka ndarë imazhe, të dhëna satelitore dhe hidrologjike të zonës së goditur nga fatkeqësia, duke përfshirë informacion paralajmërues të hershëm mbi rreziqet dytësore të përmbytjeve, sipas mediave shtetërore kineze.

Ndërkohë, bilanci i katastrofës në Nepal ka arritur në të paktën 1,050 viktima, ndërsa 3,916 persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas OKB-së, disa zona të goditura vazhdojnë të jenë të paarritshme për ekipet e shpëtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos