Disa nga kërcënimet me bomba të bëra në qendrat e votimit në shumë shtete duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike. Është kjo deklarata e disa zyrtarëve amerikanë, sipas të cilëve hetimi është ende në vazhdim. Mediat amerikane bëjnë të ditur se FBI ende nuk ka konfirmuar publikisht se dikush në Rusi qëndron pas kërcënimeve.
"FBI tha në deklaratën e saj se duket sikur këto kërcënime vinin nga domenet ru." u tha gazetarëve të martën mbrëma Jen Easterly, kreu i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës në SHBA.
“Unë nuk mendoj domosdoshmërisht se kjo do të thotë se ata ishin rusë. Mendoj se është ende duke u hetuar. Nëse është përfundimisht i lidhur me një kundërshtar të huaj, ose Rusinë, mendoj se do të mendonim se cilat janë implikimet në tërësi të qeverisë,” tha Easterly.
FBI po punon me organet e zbatimit të ligjit dhe zyrtarët lokalë në katër shtete, të cilët kanë marrë kërcënime me bomba në qendrat e votimit dhe lokacionet e lidhura me zgjedhjet, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN të martën mbrëma.
Shtetet që kanë marrë këto kërcënime Michigan, Wisconsin, Arizona dhe Georgia evakuuan vendet e votimit pas kërcënimeve, disa prej të cilave FBI konfirmoi më parë se vinin nga domenet ruse të emailit dhe konsideroheshin jo të besueshme. (A2 Televizion)