“Kërcënimet ruse janë rritur”- Polonia dhe shtetet baltike do të dalin nga traktati kundër minave

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 15:48 | Bota

“Kërcënimet ruse janë rritur”- Polonia dhe shtetet

Polonia dhe Shtetet Baltike kanë njoftuar planet për tërheqjen nga një traktat i rëndësishëm ndërkombëtar që ndalon minat anti-personel, duke cituar kërcënime nga Rusia.

Në një deklaratë të përbashkët ministrat e Mbrojtjes së Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë theksuan se që prej nënshkrimit të traktatit të Otavës, kërcënimet nga Moska dhe aleati i vet Bjellorusia janë rritur ndjeshëm.

Sicthuhet, kjo është një lëvizje që synon t’u japë trupave më shumë fleksibilitet dhe liri zgjedhje për të mbrojtur krahun lindor të NATO. Traktati i Otavës, i njohur gjithashtu si traktati për ndalimin e minave hyri në fuqi në 1997.

Ai synon të ndalojë minat anti personel, të cilat kanë si shënjestër njerëzit dhe është nënshkruar nga më shumë se 160 vende. Por disa fuqi të mëdha ushtarake, përfshirë Kinën, Indinë, Rusinë, Pakistanin dhe SHBA-tw nuk e kanë nënshkruar kurrë traktatin.

Shtetet Baltike e fimrosën konventën në 2005 ndërsa Polonia bëri të njëjtën gjë në 2012. Në deklaratën e përbashkët të martën, ministrat e Mbrojtjes së këtyre vendeve thanë se situata e sigurisë në rajon që prej nënshkrimit të traktatit është përkeqësuar ndjeshëm dhe kjo i ka shtyrë të tërhiqen nga konventa.

Megjithatë theksojnë se mbeten të përkushtuara ndaj ligjeve ndërkombëtare humanitare, përfshirë mbrojtjen e civilëve gjatë konfikteve të armatosura. Të gjitha këto vende që janë pjesë e NATO-s, ndajnë kufij me Rusinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos