Kërcënimi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un “luan” me raketa balistike me të bijën

Nga Xhevahir Qardaku
11 Mars 2026, 13:29 | Bota

Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer një tjetër test të raketave lundruese nga shkatërruesi i saj kryesor Choe Hyon, për herë të dytë brenda një jave. Media shtetërore publikoi pamje ku lideri Kim Jong Un urdhëron lëshimin në distancë, ndërsa pranë tij ndodhej edhe vajza e tij adoleshente, e konsideruar si pasardhëse e mundshme.

Sipas Phenianit, raketat fluturuan rreth 169 minuta para se të godisnin objektiva ishullorë, një distancë që sipas analistëve mund të arrijë deri në Japoni dhe bazat amerikane në Okinawa. Testi vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, vetëm pak ditë pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit.

Ndërkohë, Kim Jong Un ka urdhëruar zhvillimin e raketave supersonike për anijet e ardhshme luftarake, edhe pse programi detar i vendit ka hasur probleme, pasi një anije e së njëjtës klasë u përmbys gjatë lançimit vitin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos