Një pjesë e qeverisë së SHBA mbyllur, Trump rihap programin për hyrjen e emigrantëve

Nga Xhevahir Qardaku
11 Mars 2026, 11:29 | Bota

Administrata e presidentit amerikan njofton se po rihapë programin për hyrjen e shpejtë të emigrantëve në aeroporte. Global Entry është programi i kontrollit të përshpejtuar të emigracionit, për amerikanët e para-kontrolluar për dokumentet dhe disa udhëtarë të tjerë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA thotë se mbyllja e pjesshme e qeverisë e detyroi pezullimin e tij.

Tani, administrata po ndryshon kurs, ndërsa udhëtarët ajrorë përballen me vështirësi.

Ligjvënësit nuk mund të bien dakord për financimin e sigurisë kombëtare për shkak të polemikave mbi veprimet e dhunshme të agjencisë amerikane për emigracionin dhe doganën, ICE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos