Kërkesa e Trump, Zelensky do t'i kërkojë Parlamentit të Ukrainës të përgatisë një kornizë për zgjedhjet në kohë lufte

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 22:40 | Bota

Kërkesa e Trump, Zelensky do t'i kërkojë Parlamentit të

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se do t'i kërkojë parlamentit të Ukrainës të përgatisë kornizën legjislative për të bërë të mundura zgjedhjet, ndërsa vendi është nën gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas mediave të huaja, Presidenti i Ukrainës shton se nëse siguria e vendit garantohet, zgjedhjet mund të mbahen brenda 60-90 ditëve të ardhshme.

Donald Trump ushtroi presion mbi Zelenskyn sot, pasi ai i tha medias amerikane POLITCO se mendonte se kishte ardhur koha që Ukraina të mbante zgjedhje të reja, shkruan A2 CNN.

Ai tha: “Ndoshta Zelenskyy do të fitonte. Nuk e di kush do të fitonte, por ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë. Ata flasin për demokraci, por arrijnë në një pikë ku nuk është më demokraci.”

Ukraina nuk ka mundur të mbajë zgjedhje ndërsa vendi është nën gjendje ushtarake, me mandatin e Zelenskyt si President që fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në maj të vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos