Forcat e Moskës humbën 8,030 luftëtarë dhe 79 tanke në shtatë ditët e fundit. Shifrat janë bërë publike nga Ukraina. Megjithatë të dhënat duhen marrë me rezerva sepse është shumë e vështirë të përcaktohen saktë numri i ushtarëve që kanë rënë në krye të detyrës nga të dyja palët, qoftë ajo e Rusisë ashtu edhe e Moskës.
Sipas Kievit, beteja më e ashpër ka qenë për qytetin lindor të Donetskut, të Bakhmutit në fillim të vitit 2023 ku u shënua dhe numri më i lartë i ushtarëve rus që humbën jetën.
Të premten, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ishte “përpjekur të zgjeronte operacionet” kundër forcave ukrainase në verilindje të vendit. Kievi po dërgonte shpejt përforcime në pozicionet në rajonin e Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë.
Raportet në javët e fundit kishin sugjeruar se Rusia po përgatitet të nisë një ofensivë të mundshme në Ukrainën verilindore. Zyrtarët rajonalë të Kharkiv raportuan bombardime dhe sulme të intensifikuara, duke përfshirë qytetin kufitar të Vovchansk, në verilindje të qytetit të Kharkiv. Ai është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe ka vuajtur peshën kryesore të sulmeve ruse në javët e fundit. (A2 Televizion)