Kina kritikoi Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance për referimin e popullit kinez si "fshatarë" në një intervistë që ka shkaktuar zemërim në Kinë. I pyetur në lidhje me komentet e Vance në një konferencë të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se: “Është befasuese dhe vajtuese të dëgjosh këtë zëvendëspresident të bëjë komente të tilla injorante dhe mosrespektuese”.
Duke folur për Fox News të enjten e kaluar, Vance mbrojti tarifat e presidentit Donald Trump për goditjen e tregut dhe kritikoi "ekonominë globale". "Çfarë i ka sjellë ekonomia globaliste Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Dhe përgjigja është, se ajo bazohet në dy parime - marrja e një sasie të madhe borxhi për të blerë gjëra që vendet e tjera bëjnë për ne. Për ta bërë pak më të qartë, ne huazojmë para nga fshatarët kinezë për të blerë gjërat që prodhojnë ata fshatarë kinezë”, tha Vance. (A2 Televizion)