Kina: Palestina të anëtarësohet në OKB, ministri i Jashtëm, thirrje për një konferencë paqeje

Nga Erjon Dervishi
7 Mars 2024, 11:40 | Bota

Kina paralajmëron anëtarësimin e Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në konferencën për shtyp përballë gazetarëve, e cila i paraprin hapjes së punimeve të parlamentit.

"Okupimi afatgjatë i territoreve palestineze nuk mund të injorohet më. Kina mbështet kauzën palestineze dhe të drejtat e saj legjitime si komb", tha zyrtari i lartë kinez dhe më tej ai shtoi se, "shpresa është që Palestina do t'i bashkohet plotësisht Kombeve të Bashkuara dhe ftesa është për disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit, të cilët nuk duhet të krijojnë pengesa".

Ministri i Jashtëm i Kinës, bëri thirrje gjithashtu për një konferencë paqeje izraelito-palestineze, e cila do t'i jepte fund konfliktit disamujor midis Izraelit dhe Hamasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos