Kina vijon hakmarrjen, rrit tarifat ndaj SHBA në 125 për qind

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 17:57 | Bota

Kina vijon hakmarrjen, rrit tarifat ndaj SHBA në 125 për qind

Pekini ka njoftuar tarifa të reja prej 125% për mallrat e importit që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Kjo rritje vjen pas asaj 84% që ishte shpallur të mërkurën.

Ministria e Financave ne Kinë ka deklaruar se nëse SHBA këmbëngul të vazhdojë të cenojë interesin e Pekinit në mënyrë thelbësore, do te ndërmerren masa.

Ministri i Tregtisë i Kinës ka thënë gjithashtu se vendi kundërshton dhe dënon me vendosmëri masat e padëshiruara të tarifave të njëanshme të SHBA-së.

Ai thekson se vendosja e përsëritur e tarifave nga SHBA është kthyer në një “lojë numrash” dhe nuk ka asnjë rëndësi ekonomike praktike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos