Shtetet e Bashkuara janë të bindur në rifillimin e takimeve të nivelit të lartë në me Iranin për eliminimin e programit bërthamore. Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, SHBA planifikon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta midis të dërguarit të saj të posaçëm Steve Witkoff dhe Iranit të shtunën rreth programit të tij bërthamor.
“Ne shpresojmë se kjo do të çojë në paqe”, tha Rubio në një takim të kabinetit të kryesuar nga Presidenti Donald Trump. "Ne e kemi bërë shumë të qartë se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore dhe mendoj se kjo është ajo që çoi në këtë takim".
Ndërkohë, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka kërcënuar se Irani mund të dëbojë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nga vendi nëse "kërcënimet" rriten përpara bisedimeve bërthamore me SHBA-në.
"Kërcënimi i jashtëm i vazhdueshëm" mund të "çojë në masa parandaluese, duke përfshirë dëbimin e inspektorëve të IAEA dhe ndërprerjen e bashkëpunimit", tha Ali Shamkhani të enjten në shërbimin online X.
Menjëherë më pas, Uashingtoni deklaroi se dëbimi i inspektorëve të IAEA do të ishte një "përshkallëzim" dhe një "llogaritje e gabuar". Kërcënimi i një veprimi të tillë është "në kundërshtim me garancitë e Iranit për programin e tij bërthamor paqësor", u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce.
“Ajo çfarë ndodhi të shtunën, do të vendosë nëse do të ecet më tej. Tani kemi një takim i cili është parashikuar të ndodhë. Është një takim për të mësuar nëse Irani është serioz në këtë proces. Ky është qëllimi i këtij takimi. Për sa i përket temave ose kush do të jetë i pranishëm, nuk mund t’jua bëj me dije dhe nuk do të spekullojë”, tha Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
Shtetet perëndimore kanë akuzuar Iranin se punon për armët bërthamore prej vitesh. Teherani e mohon këtë. Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje ndërkombëtare që parashikonte lehtësimin e sanksioneve në këmbim të një frenimi të programit të tij bërthamor. Megjithatë, gjatë presidencës së parë të Trump, SHBA u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018. (A2 Televizion)