''Koha për ndryshim regjimi'', flet djali i shahut të fundit të Iranit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 14:07 | Bota

Djali i Shahut të fundit të Iranit tha se dobësimi i regjimit i ka dhënë popullit iranian një mundësi për të "çliruar më në fund veten".

Duke folur në një intervistë për BBC-në, Reza Pahlavi tha se është krijuar një valë e re shprese dhe energjie si rezultat i sulmeve të vazhdueshme me raketa midis Iranit dhe Izraelit, një situatë në të cilën qytetarët mund të ngrihen për të bërë ndryshimin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian Abas Araki tha se sulmet e Izraelit synonin sabotimin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në që do të rifillonin të dielën në Oman, por të cilat tani janë anuluar.

Ai tha se sulmet e Izraelit kishin mbështetjen e SHBA-së dhe se Irani po vepronte vetëm për vetëmbrojtje, çka me herët është mohuar nga presidenti Trump kur tha se Amerika nuk dinte asgjë për sulmin izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos