Komandanti i Komandës Qëndrore të SHBA-së është kthyer sot nga një vizitë që zhvilloi në Gaza.
Sipas mediave të huaja, Brad Cooper tha se vizitoi enklavën për të parë se si CENTCOM - komanda ushtarake amerikane përgjegjëse për operacionet në Lindjen e Mesme, mund të mbështeste një forcë për stabilizimin e situatës në zonë.
Sipas planit të paqes të Donald Trump, SHBA-të do të punojnë me partnerët arabë dhe ndërkombëtarë për të zhvilluar një Forcë të përkohshme Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Ky grup do të trajnojë forcat policore palestineze të verifikuara në Gaza dhe do të jetë zgjidhja afatgjatë e sigurisë së brendshme, shkruan A2 CNN.
Cooper konfirmoi se "nuk do të ketë trupa amerikane në terren në Gaza" për të arritur zbatimin e planit. (A2 Televizion)