Kryeministrja, Mette Frederiksen, në hapje të punimeve te Komunitetit Politik Europian theksoi se Rusia është një kërcënim për të gjithë Europën. Ajo shtoi se Moska do ta ndalojë luftën në Ukrainë vetëm “nëse do të detyrohet” ta bëjë një gjë të tillë.
“Agresioni rus nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainë, por për të gjithë Europën”, paralajmëroi kryeministrja daneze.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, që iu bashkua samitit, tha se Rusia po kërkon tashmë që të zgjerojë hartën e luftës duke përfshirë edhe vendet e BE-së në të. (A2 Televizion)