Forcat mbrojtëse izraelite kanë zbuluar tunelin nëntokësor më të madh të përdorur nga Hamasi. Tuneli ishte ndërtuar për të transportuar sasi të mëdha municionesh për militantët në Gaza, drejt e në kufi.
Mediat raportojnë se dyshohet që të bëhet fjalë për një nga tunelet e përdorura nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit.
Tuneli në fjalë është ndërtuar në një thellësi prej 50 metrash nëntokë. Ai është i gjatë rreth 4 kilometra dhe 3 metra i lartë. Galeria në fjalë dyshohet se është përdorur edhe për të kaluar dhe mbajtur pengjet e rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit. (A2 Televizion)