Koreja e Jugut mbulon me balona plot mbeturina kompleksin presidencial në Seul

Nga A2 CNN
24 Korrik 2024, 16:04 | Bota

Koreja e Jugut mbulon me balona plot mbeturina kompleksin presidencial në

Që nga maji, Koreja e Veriut ka dërguar në mënyrë sporadike qindra balona që përmbajnë mbeturina të ndryshme përtej kufirit të saj të fortifikuar me Jugun.

Balona nga Koreja e Veriut të mbushura me mbeturina kanë zbritur këtë të enjte shumë pranë pallatit presidencial të Koresë së Jugut. Raportimet i ka konfirmuar garda presidenciale duke lajmëruar se mbeturinat e bartura nga balonat u vunë re në zonën përreth kompleksit qeveritar në distriktin Yongsan.

Agjencia e Sigurisë nuk konfirmoi nëse Presidenti Yoon Suk-yeol ishte sot në kompleksin qeveritar, por në një deklaratë sqaroi se artikujt që ndodheshin në balona nuk përmbajnë agjentë kontaminues ose rreziqe të tjera për Seulin.

Që nga maji, Koreja e Veriut ka dërguar në mënyrë sporadike qindra balona që përmbajnë mbeturina të ndryshme përtej kufirit të fortifikuar me Jugun, duke bërë që ushtria e Koresë së Jugut të rifillojë transmetimet me altoparlantë që shpërndajnë lajme kundër propagandës së Veriut.

Ko Seok-noh, një banor i Paju, është i shqetësuar për balonat që fluturojnë mbi qytetin kufitar, i cili është rreth një orë larg me makinë nga Seuli. “Është e papërshtatshme për ne kur vijnë balonat. Janë mbeturina që po vijnë”, tha Ko për Reuters.

Balonat kanë shkaktuar gjithashtu probleme më të gjera dhe muajin e kaluar ndërprenë shkurtimisht operacionet në Incheon, aeroporti i pestë ndërkombëtar më i ngarkuar në botë.

Veriu ka thënë se po hakmerret kundër një fushate propagandistike të vazhdueshme nga dezertorët dhe aktivistët koreano-veriorë në Jug, të cilët dërgojnë rregullisht balona me fletëpalosje kundër Phenianit, së bashku me ushqime, ilaçe, para dhe shkopinj USB me video muzikore dhe seri televizive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos