Kostoja jashtë parashikimeve të SHBA, lufta me Iranin ka kushtuar 29 miliardë dollarë

Nga Erjon Dervishi
13 Maj 2026, 10:17 | Bota

Pentagoni ka bërë me dije, se kostoja e luftës në Iran është deri me tani 29 miliardë dollarë, një shifër që është më e lartë se çmimi prej 25 miliardë dollarësh që i tha Kongresit dy javë më parë, shkruan A2CNN. 

Por sipas një eksperti të buxhetimit të luftës, konflikti në fund të fundit do t'u kushtojë taksapaguesve amerikanë të paktën 1 trilion dollar, sipas CNN. Të martën, një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se kostoja e re e konfliktit përfshinte riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të azhurnuara, së bashku me kostot operative.

CNN raportoi më parë se vlerësimi i mëparshëm prej 25 miliardë dollarësh ishte një shifër e ulët që nuk përfshinte koston e riparimit të dëmeve në bazat amerikane në Lindjen e Mesme.

Por ekspertët e politikave publike në Shkollën Harvard Kennedy, parashikojnë që konflikti me Iranin do t'u kushtojë taksapaguesve amerikanë të paktën 1 trilion dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos