Kremlini nxjerr pengesën e pare pas marrëveshjes së armëpushimit në Detin e Zi: Të hiqen sanksionet përpara se ajo të fillojë

Nga A2 CNN
25 Mars 2025, 19:25 | Bota

Kremlini nxjerr pengesën e pare pas marrëveshjes së

Është shfaqur pengesa e parë në marrëveshjen e armëpushimit në Detin e Zi, që SHBA pretendoi se arriti me Rusinë dhe Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Kremlini duket se janë në mosmarrëveshje për kohën dhe kushtet e këtij armëpushimi.

Presidenti ukrainas tha se ai kuptoi që armëpushimi të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit të SHBA-së më herët sot.

Por Moska thotë se do të hyjë në fuqi vetëm pasi të hiqen sanksionet perëndimore kundër kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe plehrave.

Sanksionet që ajo kërkon të hiqen përfshijnë ato kundër:

Rosselkhozbank dhe organizata të tjera financiare të përfshira në tregtinë e ushqimit dhe plehrave

Lidhja e tyre me sistemin e pagesave SWIFT

Transaksionet e financimit të tregtisë

Kompanitë që prodhojnë dhe eksportojnë ushqime dhe plehra

Kompanitë e sigurimeve që merren me ushqime dhe plehra

Anije nën flamurin rus të përfshira në tregti

Furnizimi me makineri bujqësore në Rusi

Ndërkohë, SHBA tha se ka rënë dakord të "ndihmojë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehërore, të ulë kostot e sigurimit detar dhe të përmirësojë aksesin në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos