Kremlini: Putin diskutime me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për Ukrainën

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 15:32 | Bota

Kremlini: Putin diskutime me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kremlini thotë se Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sot me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Sipas mediave të huaja, Presidenti rus falënderoi Sheik Khalifa për ndërmjetësimin në shkëmbimin e të burgosurve me Ukrainën.

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se rreth 3,000 robër lufte janë shkëmbyer nga Ukraina dhe Rusia me ndërmjetësimin e saj, shkruan A2 CNN.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu bisedimet e vazhdueshme të paqes mes Rusisë dhe SHBA-ve mbi Ukrainën.

"Mohammed Al Nahyan shprehu mbështetje për përpjekjet e ndërmarra nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara dhe, në veçanti, përshëndeti konsultimet e grupeve të ekspertëve të dy vendeve që po zhvillohen sot në Riad", thuhet në një broshurë të Kremlinit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos