“Ato do jenë më të rrezikshme” Trump dhe Netanyahu diskutojnë sulme të reja ndaj Iranit

Nga Erjon Dervishi
2 Nëntor 2026, 11:16 | Bota

Diplomatët më të lartë të Lindjes së Mesme kanë paralajmëruar se një përshkallëzim i luftës midis SHBA-së dhe Iranit ndoshta do të ishte edhe më dëmtues sesa raundet e mëparshme të konfliktit.

“Jemi shumë të bindur se... raundi i dytë do të jetë më i rrezikshëm, më shkatërrues dhe nuk do të çojë askund’, tha të shtunën ministri i jashtëm egjiptian Badr Abdelatty.

"Duhet të angazhohemi për de-eskalim, për nxitjen dhe forcimin e dialogut e të diplomacisë. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, siç e përmenda, nga një tjetër valë përshkallëzimi. Ajo do të jetë më shkatërruese dhe do të ketë pasoja më të rrezikshme, jo vetëm për sigurinë ushqimore dhe atë energjetike, por edhe për të gjitha objektivat, instalimet apo objektet kritike në mbarë rajonin", tha Badr Abdelatty, ministri i Jashtëm Egjiptian.

Në Arabinë Saudite, autoritetet urdhëruan mësimin në distancë për shkollat në të gjithë vendin, ndërsa sulmet me raketa dhe dronë nga Huthitët e mbështetur nga Irani në Jemen vazhduan të synonin mbretërinë.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve Huthi tha të dielën se ka kapur një raketë balistike dhe një dron të lëshuar nga rebelët Huthi drejt rajonit jugor të mbretërisë.

Katari po udhëheq përpjekjet rajonale për të ndërmjetësuar një marrëveshje të përkohshme midis SHBA-së dhe Iranit përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA javën e ardhshme. Zyrtarët iranianë kaluan të shtunën dhe të dielën në Doha për bisedime me ndërmjetësuesit pasi një delegacion i Katarit vizitoi Teheranin të premten.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, diskutuan në një telefonatë për sulme të reja të mundshme ndaj Iranit. Gjatë bisedës të dy diskutuan statusin e përpjekjeve të ndërmjetësimit, raportoi portali i lajmeve Axios, duke cituar zyrtarë qeveritarë nga të dy vendet. Netanyahu thuhet se nxiti një sulm të ri ndaj Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA të martën, ndërsa Trump preferoi një vazhdim të përpjekjeve diplomatike.

Irani ka premtuar një përgjigje të ashpër, duke shkaktuar frikë në Gjirin Persik se vendet energjetike të rajonit dhe infrastruktura tjetër civile, nga aeroportet te impiantet e desalinizimit, do të jenë përsëri në shënjestër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos