
Një samit midis Vladimir Putin, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është i mundur vetëm "me qëllim zyrtarizimin e marrëveshjeve".
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga RIA Novosti, deklaroi: “Një samit midis Putinit, Trumpit dhe Zelenskyt është propozuar prej kohësh. Dhe ju e dini mirë qëndrimin e kreut të shtetit tonë. Një takim i tillë është i mundur vetëm për qëllimin e formalizimit të marrëveshjeve”, tha Peskov, duke shtuar, megjithatë, se “marrëveshjet nuk janë një gjë e thjeshtë. Ky është një proces shumë kompleks negociatash, që përfshin një numër të madh detajesh”.
Sipas Peskov, nuk ka kuptim që takimi i Putinit dhe Zelenskyt të diskutojë këto detaje, dhe sipas Kremlinit, “pala e Kievit nuk dëshiron të angazhohet për një zgjidhje të vërtetë”. (A2 Televizion)