Udhëtarët qëndruan në radhë të gjata në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës të hënën, ku mungesa e punonjësve të sigurisë së transportit ka shkaktuar vonesa të gjata. Kjo gjë ka nxitur dhe vendosjen e agjentëve të Zbatimit të Rregullave të Imigracionit dhe Doganave, ICE, për të plotësuar boshllëqet e sigurisë.
Mungesat midis agjentëve të sigurisë këtë fundjavë arritën nivelin më të lartë që nga fillimi i një mbylljeje të pjesshme të qeverisë pesë javë më parë, tha të dielën Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Në aeroportet në Hjuston, Nju Jork dhe Atlanta, më shumë se një e treta e stafit të Administratës së Sigurisë së Transportit po lajmëroheshin të sëmurë ose që mungonin.
Mbyllja e qeverisë la dhjetëra mijëra persona të punonin pa pagesë, ndërsa demokratët dhe republikanët e Kongresit debatojnë mbi buxhetin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Përplasjet mes palëve kanë të bëjnë pikërisht me ICE, për shkak të dhunës së tepruar në operacionet kundër emigrantëve të paligjshëm në SHBA. (A2 Televizion)