Shkatërrimi i frikshëm i urës, Izraeli dërgon më shumë ushtarë në Liban, mbi 1 mijë viktima

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 11:18 | Bota

Në të njëjtën kohë me luftën ndaj Iranit, Izraeli po vazhdon që të sulmojë dhe Libanin me synimin për të goditur Hezbollahun. Nga aksionet ushtarake të fundit raportohen 5 persona të vrarë dhe 46 të tjerë të plagosur.

Ministria e Shëndetit Publik të Libanit tha se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në vend që nga 2 marsi është rritur në mbi 1 mijë, ndërsa 2786 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, sulmet kanë vazhduar që të përshkallëzohen në të gjithë vendin. Aeroplanë luftarakë izraelitë goditën urën Kasmijeh në lumin Litani në Libanin jugor.

Pamjet e këtij aksionin ishte vërtetë dramatike. Më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan ushtrinë që të shkatërronte “menjëherë” të gjitha urat mbi lumin Litani të përdorura nga grupi që mbështetet nga Irani. Izraeli gjithashtu ka vendosur më shumë ushtarë në kufi me Libanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos