Krizë dhe luftë politike në SHBA, Trump nis shkarkimet e demokratëve, çon ushtrinë në disa shtete

Nga Xhevahir Qardaku
6 Tetor 2025, 11:15 | Bota

Krizë dhe luftë politike në SHBA, Trump nis shkarkimet e

Lufta politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kalon edhe përmes ushtrisë. Presidenti Donald Trump ka dërguar trupa nga Kalifornia në Oregon, pasi një gjykatë mohoi përpjekjen e tij për të vendosur Gardën Kombëtare në Portland. Dislokimi anashkalon një urdhër të gjyqtarit që e bllokonte atë, duke përdorur në vend të kësaj ushtarë të Gardës Kombëtare që tashmë shërbejnë në Los Angeles.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, u zotua të ngrejë një padi për këtë veprim, të cilin e quajti një “shpërdorim marramendës të ligjit”, ndërsa Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, tha se Trump po ridislokonte gjithashtu Gardën Kombëtare të Teksasit.

Portlandi është qyteti i fundit i udhëhequr nga demokratët që është vënë në shënjestër si pjesë e përpjekjes së presidentit për të adresuar atë që ai e quan krim të dalë jashtë kontrollit, mes protestave kundër zbatimit të ligjit për imigracionin nga administrata Trump.

Pentagoni konfirmoi se 200 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë ishin ricaktuar në Portland për të “mbështetur Imigracionin dhe Doganat e SHBA-së dhe personelin tjetër federal që kryen detyra zyrtare”.

Më herët, Trump autorizoi vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare dhe në Çikago. Lufta politike në SHBA po zhvillohet edhe në një drejtim tjetër, ndërsa qeveria federale mbetet mbyllur dhe pa fonde.

“Unë i quaj ato shkurtime nga puna të demokratëve. Janë shkurtime nga puna të demokratëve. Ata po e shkaktojnë këtë. Jemi gati t’i kthehemi punës. Kemi një ekonomi rekord. Kemi një vend rekord. Çmimet kanë rënë shumë. Po ecim më mirë se kurrë më parë, dhe demokratët e urrejnë ta shohin këtë. Gjthçka varet prej tyre. Kushdo që pushohet nga puna, do të jetë për shkak të demokratëve”, tha Trump.

Senatorët demokratë kundërshtojnë të votojnë pro një zgjatje të shkurtër të financimit të qeverisë deri më 21 nëntor. Ata kërkojnë që t’i detyrojnë republikanët që negociojnë pikën e buxhetit lidhur me përkujdesjen shëndetësore, duke zgjatur programin për financimin e trajtimeve mjekësore për qytetarët e klasës punëtore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos