Për Netanyahun ishte sukses, burime nga Hamasi: Në Katar nuk u prek askush

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 16:44 | Bota

Për Netanyahun ishte sukses, burime nga Hamasi: Në Katar nuk u prek

Të dhëna kontradiktore vijnë nga Katari, ku Izraeli ndërmori një sulm ajror kundrejt liderëve të Hamasit që ndodheshin në Doha për një takim.

E teksa kryeministri izraelit e cilësoi një sulm të suksesshëm atë në Katar kundër militantëve të Hamasit, burime nga grupi bëjnë me dije se askush nuk u lëndua nga ky sulm.

“Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht i pavarur i Izraelit. Izraeli e nisi, e realizoi dhe mban përgjegjësi të plotë”, shkroi Netanyahu në profilin e tij në Facebook.

Shteti i Katarit dënoi me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si një “sulm kriminal të turpshëm” dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare, përcjell A2 CNN.

Al Ansari theksoi se sulmi përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Katarit, si dhe të rezidentëve të huaj në vend. Ai konfirmoi se forcat e sigurisë, mbrojtja civile dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë për të menaxhuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos